XingFeed, 25 Maj 2022, 15:29

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë të na grimojnë dhe ne

XING

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Në rrugën e grimierëve të famshëm James Charles, Jeffree Star, po ecin dhe shumë djem shqiptarë. Si në botë, edhe ne në Shqipëri e Kosovë kemi shumë djem të talentuar që dinë të grimojnë. Madje disa prej tyre kanë arritur famë ndërkombëtare.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Dario Doka – Ai u bë i njohur në vitin 2019 kur nisi të dilte në emisione televizive duke shfaqur talentin. Dario sot është një nga djemtë më të njohur në Instagram ku shpesh publikon foto të tij me makeup.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

"Kisha talent në pikturë, por nuk e kisha me dëshirë dhe pikturën e ktheva në pjesën e grimit. Pikturoja dorën dhe pashë që kisha talent. Njerëzit më thonin të vazhdoja dhe nisa të shikoja video në Youtube nga të huajt. Në fillim kisha vështirësi, por duke parë mësova. Mendoj se ja kam marrë dorën, por kam akoma punë për të arritur ku dua unë, të bëhem një makeup artist i njohur dhe të kem studion time”, ka treguar Dario.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Kevin Kodra – Është shqiptar, por jeton në Toronto të Kanadasë, ku është bërë shumë i famshëm si artist grimi. Kevin preferon që teknikat e make-up-it t’i aplikojë te vetja.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Ai ka rrëfyer se harxhon rreth 4 orë për të bërë make-up-in e tij ndërkohë që edhe Kim Kardashian e ka përmendur si dashamirës të linjës së saj të produkteve kozmetike dhe si një model të mirë të grimierit. 

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Henri Gjata – Ai njihet si grimieri i VIP-ave pasi ka grimuar shumë personazhe të famshëm. Henri ka treguar se në fillim e ka patur të vështirë pasi e shihnin të vogël, por tashmë që e ka shfaqur talentin e tij, të gjithë kanë besim. "Vështirësia e vetme ka qenë që duhet tu provoja njerëzve që unë e bëj këtë punë, nuk jam i vogël. Nuk kishin besim te mosha. Ka qenë e vështirë pjesa e besimit por e kam fituar me punë. Klientet më përpara nuk më “besonin”, gjithmonë më vinin me foto, më bëj këtë, më bëj këtë dhe ia bëja. Tani në 99% të rasteve më thonë më bëj si të duash ti. Tani më vjen mirë që edhe kur vijnë me foto, më tregojnë fotot e mia".

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Mario Dedivanovic – Tashmë një emër i njohur ndërkombëtarisht si grimieri i Kim Kardashian. Mario është shqiptar dhe nuk ngurron ta tregojë shpesh këtë fakt. Ai ka treguar se rrugëtimi i tij për t'u bërë kaq i suksesshëm sa është sot, nuk ka qenë i lehtë.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

"Mamaja ime ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë. Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeupi nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajon të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë”, ka treguar Mario.

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë

Arbër Bytyqi – Një tjetër emër shumë i njohur, i cili ka grimuar vajza të famshme të shoëbizit. Arbri njihet për transformimet e tij drastike në pamjet, si tek klientet edhe tek vetja ku shpeshherë ka marrë vëmendjen me ndryshimin që ka realizuar përmes makeupit. “Ka pasur vite të tëra që nuk kam fjetur, nuk kam bërë gjumë, kam thënë ku po i pengoj njerëzit por, gjithmonë ka paragjykime rreth profesionit tim, ndoshta rreth orientimit seksual, ju duket pikëpyetje, por tani po e jetoj jetën ashtu siç dua, vishem si dua unë, por gjithmonë në nivel që kultura dhe edukata ime të mos shqetësojë askënd dhe gjithmonë të jem shembull për të tjerët”, është shprehur Arbri./Xing.al

Makeup-i nuk ka gjini: 5 djem shqiptarë që ëndërrojmë