22 Dhjetor 2022, 16:25

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm këtë vit

XING

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

2022-shi pati ngjarje të bukura, por edhe lajme të trishta. Këtë vit u ndanë nga jeta disa figura të shquara shqiptare që kanë kontribuar në artin, sportin e politikën shqiptare. “Xing.al” vendosi t’i risjellë në një artikull të gjithë figurat që na dhanë lamtumirën këtë vit  e që do mbeten gjithnjë në kujtimet tona.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Janar 2022 -  Ndërroi jetë këngëtari Eduard Meraku, i cili njihej si Edi King. Lajmin e trishtë e bënë të ditur mediat në Kosovë.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji ndërroi jetë gjithashtu në janar.  Lajmin e hidhur e dha vajza e tij përmes një postimi në rrjetet sociale: Demir Gjergji ishte një emër i njohur në letrat shqipe, për dy dekada ai ka qenë gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Një lajm i trishtë erdhi në janar edhe për një nga aktorët më të njohur shqiptar të humorit. Arben Shaka, i cili ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare. Lajmin e hidhur e bënë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në Facebook.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Shkurt 2022 – U nda nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Bardhyl Londo. Ai ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Londo i ka kaloi 10 ditët e tij të fundit në reanimacion. Përpos të qenurit poet i shquar, Londo ka qenë për shumë vite deputet në Kuvendin e Shqipërisë nën logon e Partisë Demokratike.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Në shkurt ndërroi jetë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Luan Hajra. Lajmin e bënë të ditur familjarët e tij me një njoftim në rrjete sociale. Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur “Rroka mandolinën”, e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Qershor 2022 – U nda nga jeta artistja e njohur shqiptare Vitore Sallaku. Sallaku  ishte një nga themelueset e Cirkut shqiptar. Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut. Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Gusht 2022 - Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari u nda nga jeta. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, miqtë dhe kolegët me anë të postimeve në rrjete sociale.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Shtator 2022 – U nda nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Lilo Labja është personazhi që plagoset në film, ndërsa skena nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e partizanes. Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për Neës 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që u përjetësua në film nga aktorja Yllka Mujo.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Në shtator ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappa. Irena Pappa Leleku, njihej si greke, por gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Bekim Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare. Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli  i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Tetor 2022 - Një prej personaliteteve më të shquara në fushën e artit muzikor, Nikollaq Bulo, kompozitori i mirënjohur i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. Bulo mban autoresine e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja. Bulo mban titujt e lartë: Nderi i Qarkut Fier dhe vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri”.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Në tetor u nda nga jeta dhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela. U raportua se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Këngëtarja ka lënë pas një vajzë të quajtur Lela. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Në tetor u nda nga jeta aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Teatrit.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Dhjetor - Një nga figurave më të spikatura të Baletit në Shqipëri, Albert Janku ndërroi jetë në moshën 83- vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Do mbeten në kujtimet tona: 14 figurat e shquara që humbëm

Kujtojmë që në 2022 u nda nga jeta edhe Mbretëresha Elizabeth II. Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare.