2 Qershor 2022, 18:01

Djemtë shqiptarë në Instagram i janë futur gatimit: Ja profilet që duhet t’i ndiqni

XING

Djemtë shqiptarë në Instagram i janë futur gatimit: Ja

Që të dukeni tërheqës nuk duhet domosdoshmërisht të jeni i palestruar apo të visheni me marka të shtrenjta. Në të shumtën e rasteve mjafton të dini të gatuani më shumë se sa një vezë të skuqur.

Djemtë shqiptarë në Instagram i janë futur gatimit: Ja

Ne të “xing.al” kemi vënë re në Instagram disa djem që gatuajnë receta të shumëllojshme për t’u pasur zili. Ato kanë krijuar faqen e tyre në këtë rrjet social ku ndajnë me ndjekësit një pafundësi gatimesh për çdo vakt apo rast.

Menduam të mos i mbanim për vete, por t’i ndanim dhe me ju. Pse jo, disa mund dhe të mësojnë:

1. Kuzhina e djalit ( kuzhinaedjalit )

Kjo faqe është krijuar nga një djalë i quajtur Dan Morina. “Të ushqehesh është e përditshme, por të ushqehesh me shije është aftësi”, ka shkruar ai në profilin e tij të Instagramit.

Morina ka 638 postime ku shfaqen gatime nga më të ndryshmet, nga të ëmblat deri te të kripurat. Ai publikon video duke gatuar dhe njëkohësisht tregon me zë të gjitha hapat që duhen ndjekur për një x recetë.

Disa nga pjatat që ai gatuan janë: Makarona me salmon; ëmbëlsira me peta; sallatë verore me peshk, samuna shtëpije me suxhuk e të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kuzhina e Djalit (@kuzhinaedjalit)

2. Gledis Gegaj ( gledisgegajj )

Gledis Gegaj është një tjetër kuzhinier i ri, i cili e ka shndërruar gatimin në art. “Gatimi është shkencë më vete. I takon kuzhinierit ta shndërrojë në art”, shkruhet në profilin e tij. Gegaj ka krijuar një blog gatimi në Instagram, ku shpërndan me ndjekësit video duke përgatitur pjata të ndryshme.

Çdo video ai e shoqëron me zërin e tij, ndërsa anash saj i shkruan të gjithë përbërësit e recetës. Karakteristikë e Gegajt janë dhe batutat që ai përdor në çdo video për t’i bërë sa më interesante.

Gatimet e tij: Tortë me fistek, patate me zaferano në furrë, spageti me fistek e të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by El Buçko???????? (@gledisgegajj)

3. Flavokado ( flavokado_)

Një djalë i ri i quajtur Flavio Mato ka krijuar gjithashtu një blog gatimi, ku ndan me të gjithë pasionin e tij (dhe talentin) për të gatuar. Njëjtë si të lartpërmendurit, Mato publikon video duke gatuar duke i shoqëruar të gjitha me zë.

Ai ka 707 postime në Instagram dhe gatimet janë nga më të ndryshmet. Disa prej tyre janë: Piadinë e mbushur; peshk dhe sallatë; granolë; pispili e shumë të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flavio Mato ???? (@flavokado_)

Kur i dëgjon këta djem të flasin për ushqimin mbetesh padyshim i mahnitur nga pasioni i tyre për të gatuar.