13 Maj 2022, 14:38

Zhaklin i kthehet Marinelës: Është si të thuash s’flasim dot për prostitucionin nëse s’kemi qenë prostituta

XING

Zhaklin i kthehet Marinelës: Është si të thuash

Zhaklin Lekatari një nga personazhet më të komentuar në botën e medias për deklaratat e saj ishte e ftuar së fundmi në "D Night". Ajo nuk ngurroi të fliste edhe për Marinelën, ish-konkurrenten e cila tha se Zhaklina nuk ishte në nivelin e saj dhe se një vajzë e pamartuar nuk mund të japë leksione të tilla.

Dajana: “Love Story” Një eksperiencë shumë e këndshme për ty. Por, ne kemi patur të ftuar disa javë më parë Marinelën e cila ka qenë me deklarata shumë të forta.

Zhaklin Lekatari: E kam parë si video dhe vendosa të mos reagoj sepse nuk e shikova të arsyeshme. Nuk mund të lejoj që një person të marrë vëmendje duke më përdorur për faktin që në shoqëri është krijuar ideja që unë jam një personazh rebel dhe konfliktual dhe atëherë nëse unë e ngacmoj atë dhe krijoj një konflikt kjo do bëhej virale dhe sigurisht unë do të jem viktima sepse e dimë se ajo është një personalitet agresiv, konfliktual që krijon debate, më sulmon dhe sigurisht që nuk e përmbush mirë detyrën e saj. Doja vetëm të thoja diçka duke marrë si shembull referimi deklaratën që tha Marinela, kur ti nuk ke qenë i martuar, ti nuk mund të analizosh marrëdhëniet njerëzore. Kjo është si të thuash se ne nuk mund të flasim për fenomenin e prostitucionit nëse nuk kemi qenë prostituta, ose që ne nuk mund të flasim për vjedhjen nëse nuk jemi hajdutë. Pra është plotësisht absurde!

Zhaklin i kthehet Marinelës: Është si të thuash