Showbizz Shqiptar, 20 Qershor 2022, 21:51

'Unë nuk jam tradhtar', Flor Gjini thumbon Donaldin me veprimin e Borës

XING

'Unë nuk jam tradhtar', Flor Gjini thumbon Donaldin me veprimin e

Flori Gjini ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave pas një postimi në Instastory. Flori postoi një video që duket si kundërpërgjigje ndaj pyetjes që Donaldi i bëri Ori Nebijajt në "Më lër të flas".

Po çfarë ndodhi: Ori e ftuar pak ditë më parë në “Më lër të flas”, foli rreth emisionit të saj “Pushime On Top” ku prej 5 vitesh është në bashkëmoderim me Florin.

'Unë nuk jam tradhtar', Flor Gjini thumbon Donaldin me veprimin e

”Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”, tha Ori dhe përgjigjia e Donaldit ishte e menjëhershme: ”Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”.

Kjo frazë e Donaldit nuk i ka pëlqyer aspak Florit i cili i ka thënë “po” Orit duke “thumbuar’ keq Donaldin.

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhëti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë Flori duke bërë të njëjtin gjest si të Bora Zemanit kur priste Donaldin të dilte jashtë “Big Brother".