Showbizz Shqiptar, 26 Maj 2023, 19:10

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët, flet Mihrije Braha

XING

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët,

Ditën e sotme u bë e ditur se shtëpia e Naim Abazit dhe Mihrije Brahës ishte përfshirë nga flakët. Në një lidhje me Skype për "Shqipëria Live" Mihrija ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur me datë 10 Maj dhe kati i dytë i banesës është shkrumbuar i gjithi.

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët,

Këngëtarja ka treguar se si e mori vesh që shtëpia e saj ishte përfshirë nga flakët, pasi ajo vetë nuk ndodhej aty.

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët,

“Ditët e para ishim të traumatizuar. Ajo që kuptuam ishte sa vlerë ka jeta e njeriut, pjesa tjetër rregullohet.

Ne ishim në Top Channel me Naimin, motrën dhe me miqtë tanë. Pasi mbaruam intervistën thashë ‘siç e do shoqnia kall le të flakët shtëpia’.

Unë si instikti i nënës e pata një lloj krize që nuk më ka ndodhur kurrë, gjatë xhirimeve në Top. I thashë motrës të vonojmë xhirimet, që të pija ujë se nuk kisha energji. E piva një gotë ujë e mora vetën dhe bëmë xhirimet.

Sapo përfundova më ra telefoni, por nuk e hapa. Më pas vëllai mori motrën dhe telefonin ma kaloi mua. Më tha ‘jemi mirë, jemi shëndosh, jemi gjallë, por është kallë banesa’.

Është djegur dhoma e rrobave, hapi kamerën dhe më tregoi se ishin të gjithë mirë.

Në shtëpi ka qenë djali dhe nusja. Djali ka tentuar të fikë zjarrin, nusja ka marrë telefonin për të njoftuar policinë dhe më pas vëllain ku i ka thënë ‘po kallemi’. I pari që e ka qetësuar zjarrin ka qenë vëllai.

Kur pashë se janë mirë të gjithë u qetësova. Naimit nuk i tregova deri kur shkuam në kufij, se ishte shofer. Aty e mori vesh nga një mik i veti”, ka rrëfyer Mihrija.

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët,

'U traumatizuam', shtëpia e saj u përfshi nga flakët,