Aktualitet, 13 Qershor 2022, 23:17

Tragjedi në Podujevë, babai vret djalin

XING

Tragjedi në Podujevë, babai vret djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një baba ka vrarë të birin. Motivet nuk janë bërë ende të ditura, por paraprakisht mendohet se shkak kanë qenë problemet që lidhen me pronat. Viktima ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin i ati ka pasur më parë një konflikt.

Vrasja ka ndodhur në një arë, që ndodhet afër shtëpisë së tyre dhe viktima është 28 vjecari Edon Ismajli. Policia ka vënë në pranga të atin.

Burimi: Top Channel