Showbizz Shqiptar, 20 Nëntor 2022, 23:50

Tolgahan: Hande Erçel ka një vend të veçantë në zemrën time

XING

Tolgahan: Hande Erçel ka një vend të veçantë

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi ishin të ftuar në “Zemër Luana”. Tolga u bë pjesë e një sfide ku u ngacmua pak për marrëdhënien e tij me yjet e tjerë të serialeve turke. I vendosur përballë ringut të boksit, lidhur me rolin e tij në serialin që theu rekorde shikueshmërie në televizionet shqiptare, “Kampioni im” i transmetuar në ekranin e televizionit “Klan”. Ai duhet të futej në rolin e boksierit dhe teksa grushtonte drejt trajnerit në ring, ai duhet të jepte komente pozitive apo negative rreth personazheve që balerinat e “Zemër Luana” sillnin në ring.

Tolgahan: Hande Erçel ka një vend të veçantë

Ndër fotot e shfaqura në ring ishte edhe ajo e Hande Erçel, e njohur shumë për publikun shqiptar për rolin e “Edës” në serialin “Dashuria është në ajër” që u transmetua në Tv Klan. Tolgahan dhe Hande kanë bashkëpunuar së bashku, madje kanë qenë protagonistë në serialin “Siyah Inci”, ku kanë qenë çift “Kenani dhe Hazall”. Si duket pas këtij bashkëpunimi dyshja kanë krijuar miqësi vërtet të mirë saqë Tolgahan u shpreh duke thënë se Hande “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”. Në këtë moment Besi i drejtohet Almedës duke i thënë: “Moj Almeda do futesh në ring?!”

Mirëpo Almeda si duket e kaloi të gjithë momentin duke qeshur nga ana tjetër e skenës dhe nuk reagoi keq, njëjtë edhe me aktoren tjetër që u shfaq në ekran pas Handes.