'Sunny Hill' në Prishtinë edhe në Tiranë, reagon Dua Lipa

XING
Ditën e sotme u bë e ditur se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë dhe në Tiranë. Në Prishtinë do të mbahet në datat 4,5,6 dhe 7 Gusht, ndërsa në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 Gusht.
Menjëherë pas lajmit Dua Lipa ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.
“Me një zemer plot dhe të lumtur, jam krenare të njoftoj se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” do të vazhdojë në shtëpinë e tij në datat 4,5,6 dhe 7 Gusht, në Prishtinë, Kosovë, po ashtu dhe në Tiranë, Shqipëri me 26, 27 dhe 28 Gusht. Ju presim të gjithëve. Më shumë detaje priten të ndahen me ju së shpejti! Me dashuri, Dua”, ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram