6 Shkurt 2023, 19:32

Stresi e sheh në ëndërr: Jam unë fitues i Big Brother

XING

Stresi e sheh në ëndërr: Jam unë fitues i Big Brother

Stresi ka treguar se ka parë në ëndërr se do të jetë fituesi i "Big Brother VIP Kosova". Reperi ia ka shpjeguar ëndrrën banorëve duke treguar se ata nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët.

“Në fakt, unë e kam parë në ëndërr që do të jem fitues. Më erdhi një kalë i bardhë që fluturonte dhe erdhi në oborr nga lart. Por, kisha mbrapa një femër që nuk doja t’a shihte atë kalë dhe ia mbylla perdet dhe derën sepse nuk doja, ishte për mua ajo surpriza”, ka thënë Stresi ndër të tjera.

Stresi shtoi se “banorët nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët”.