Sot do festonte ditëlindjen, Melinda i prek të gjithë me dedikimin për të ëmën e ndjerë

XING
Në mars të vitit 2021 reperja Melinda Ademi humbi nënën e saj. Ajo u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare, si pasojë e kancerit të gjirit.
Sot e ëma do të festonte ditëlindjen dhe Melinda e ka kujtuar me mall. Reperja e ka uruar publikisht teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto nga fëmijëria me të.
“Gëzuar Ditëlindjen mami. Kanë kaluar pothuajse dy vite pa ty, u prefsh në paqe. Dashuria ime për ty është e pafundme”, ka shkruar ajo duke i prekur të gjithë.