Nga Bota, 10 Maj 2023, 17:22

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me krijim shqiptar

XING

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me

Aktorja amerikane Halle Bailey, e cila luan rolin e sirenës në filmin "The Little Mermaid" ka parakaluar në tapetin blu për premierën e filmit e veshur me krijim shqiptar.

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me

Ylli i filmit shkëlqeu nga koka te këmbët me një fustan mahnitës ngjyrë blu argjendi, nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Bishti i fustanit dukej se ishte modeluar për të imituar një bisht sirene dhe busti imitonte guaskat e detit.

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me

Në premierën e filmit, Halle u shpreh se sa shumë do të thotë për të roli në film. “Ky moment do të thotë gjithçka për mua, jam shumë mirënjohëse që jam këtu”, tha ajo për Deadline në këtë ngjarje. “Thjesht ndihem shumë e nderuar dhe jam e lumtur që më në fund ka ardhur dita ku të gjithë mund ta shikojmë.”

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me

Filmi i shumëpritur shfaqet në kinema më 26 maj.

'Sirena e vogël' shfaqet në premierën e filmit me