Seriali 'Hot' mbaron xhirimet, aktorët e djegin me një super festë

XING
Seriali “H.O.T” do të rikthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë. Aktorët kanë mbaruar xhirimet dhe kanë festuar këtë mbrëmje me një super festë.
Ka qenë Ermali ai që ka zbuluar më shumë nga festa duke filmuar disa momente me aktorët që nga vallet, batutat tek darka mes tyre.
Ermali ka postuar fillimisht një video të Amosit duke kërcyer mjeshtërisht nën ritmet e muzikës greke, më pas regjisorin Bjordi Mezini duke kërcyer me aktoren Ana Lika e më pas edhe vallet që kanë kërcyer të gjithë së bashku.