Selena Gomez, gruaja e parë që thyen rekord në Instagram

XING
Selena Gomez është zyrtarisht gruaja e parë që ka kapur shifrën e 400 milion ndjekësve në Instagram, duke thyer kështu rekord. Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore numëron aktualisht 401 milion ndjekës, por vihet re se ky numër është vazhdimisht në rritje.
Pak javë më parë Selena arriti 381 milion ndjekës, duke kaluar Kylie Jenner-in si femra më e ndjekur në Instagram. Prej kohësh këngëtarja nuk ishte aspak aktive në rrjete sociale, madje ajo e kishte fshirë aplikacionin nga telefoni i saj. Tani që është rikthyer, ajo ka marrë sërish kurorën.
Kujtojmë se teksa Selena është gruaja më e ndjekur, futbollisti Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në përgjithësi me 562 milionë ndjekës.