Showbizz Shqiptar, 15 Maj 2022, 17:21

Rrëfehet Ronela: Familja nuk më ka përkrahur, u mbylla në tualet dhe qaja

XING

Rrëfehet Ronela: Familja nuk më ka përkrahur, u mbylla në

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka pasur të thjeshta.  E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela në “A live night”.

Rrëfehet Ronela: Familja nuk më ka përkrahur, u mbylla në

Pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, Ronela e kujton si një moment kur kishte besim në vetvete se mund të ishte një “superstar”.

Ajo kujtoi se pasi kaloi fazën e parë dhe mori një “po”, nuk doli në 10-shen më të mirë dhe e përjetoi shumë keq duke u mbyllur në tualet dhe duke qarë.

Rrëfehet Ronela: Familja nuk më ka përkrahur, u mbylla në

“Mu fut një ide në kokë sikur isha në superstar, që më kërkonte gjithë bota. Më pëlqente si ide të më ftonin, kanë qene “Ethet e së premtes”. Ju luta familjes, kam bërë ndonjë skenë atëherë. U bë një ditë shtesë dhe kam shkuar grup i fundit fare. Kisha ca ngjitur, këndoja me vete që të dëgjonin ata kush isha unë. Dola atje, thash ky është momenti yt. Është shumë e veçantë, shumë mirë thanë ata, ngela unë. Ata thanë po. Më pyetën sa vjeç je, si thoja dot që isha 12. Thanë nuk lejohet, i thash ju më thatë po. Kur nuk u futa në 10 më të mirët, thash jam e vogël. Kur shkova në shtëpi u mbylla në banjë qava me një peshqir se nuk doja ta merrte njeri vesh“, tregoi Ronela në “A live night” në Top Channel.