2 Korrik 2022, 12:33

Rihanna bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit

XING

Rihanna bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit

Rihanna u bë nënë për herë të parë një muaj më parë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, me partnerin e saj, ASAP Rocky dhe së fundmi ka dalë për herë të parë pas lindjes.

Rihanna u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë. Rihanna kaloi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë, teksa të pranishmit e brohoritën. Riri ishte veshur e gjitha me të zeza dhe me xhup të madh.