Showbizz Shqiptar, 21 Nëntor 2022, 22:09

'Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë', Adelina Tahiri zbulon të pathënat e njohjes me bashkëshortin

XING

'Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë',

Në klipin përmbledhës të javës në "Dance Albania", Adelina Tahiri foli gjerë e gjatë për historinë e dashurisë me bashkëshortin. Adelina tregoi rreth njohjes së tyre, miqësisë dhe momentit kur kuptoi që ishte dashuruar.

'Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë',

Këngëtarja tha se në atë periudhë kishte shumë rënë shumë nga pesha pasi nuk hante dhe duart i rrinin gjithë kohës të ftohta.

'Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë',

"U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla. Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”.

Pas shumë përpjekjeve,thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.

Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.

Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban", u shpreh Adelina.

'Rashë nga pesha, nuk haja, më rrinin duart ftohtë',