Aktualitet, 18 Nëntor 2022, 16:41

Rama: Ja kur do të jetë gati aeroporti i Vlorës

XING

Rama: Ja kur do të jetë gati aeroporti i Vlorës

Gjatë një takimi me operatorët turistikë, Rama ka treguar se kur do të jetë gati aeroporti i Vlorës. Ai është shprehur se kjo pritet të ndodhë në fund të vitit 2024.

“E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit. Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogorasë dhe Bypassi që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama.