Publikohet 'Thuaje' e Luanës: Kam heshtur, por në vetmi e kam vuajtur

XING
Luana Vjollca ka publikuar sonte projektin e saj personal “Thuaje”, për të cilin ka punuar gjithë këtë kohë. Moderatorja e nis episodin e parë të këtij projekti me një rrëfim për veten.
Luana shprehet se me “Thuaje” dëshiron të jetë zëri i atyre që nuk kanë zë. Ajo tregon sesi rrugëtimi i jetës në televizion e ka ndryshuar nga një vajzë sociale dhe të qeshur, në një vajzë introverte.
Në rrëfimin e saj Luana kujton kur e bullizonin dhe si i përjetonte komentet që merrte për trupin apo pamjen.
“Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht, por në vetminë time unë e kam vuajtur”, shprehet Luana.
“Thuaje” do të ketë 5 histori personale të Luanës. “Në vetvete nuk janë histori të bukura, por kanë shërbyer që të jenë forcë”, thotë ajo.