Showbizz Shqiptar, 21 Nëntor 2022, 19:35

‘Për mua je një Moxart i zhu-zhu-rimës shqiptare’, Leonard Bombaj analizon me detaje librin e Ermalit

XING

‘Për mua je një Moxart i zhu-zhu-rimës shqiptare’,

Një ndër personazhet e njohur që ka blerë dhe lexuar librin e Ermal Mamaqit është regjisori dhe aktori Leonard Bombaj. Pas leximit ai ka bërë një "analizë" në rrjete sociale, ku tregon se historitë personale të Ermalit e kanë mbërthyer më së tepërmi. Ai vë në pah se historitë që Ermali rrëfen në libër, duke nisur nga vuajtjet fëmijërore, janë shumë të prekshme pasi shumë njerëz i kalojnë, ndonëse pak prej tyre zgjedhin t'i rrëfejnë.

‘Për mua je një Moxart i zhu-zhu-rimës shqiptare’,

Mes të tjerash Bombaj ka veçuar zhdërvjelltësinë e producentit në rrëfim, kapërcimin dinamik nga një temë në tjetrën, por mbi të gjitha guximin e Ermalit si një djalë ekrani për të kaluar sa në një fushë ne tjetrën, nga barsaletist në aktor, regjisor, producent e të tjerë.

Regjisori e konsideron librin e Ermalit si një rrugëtim vetëzhvillimi dhe manual trajnimi. Lexoni më poshtë reagimin e plotë:

"Ermal! hiqe ate foto nga libri!
Me shpejtesine e reagimeve u sula edhe une ta lexoja librin e Mamaqit.
E para: Jam miku I tij por edhe mik I disa qe e urrejne Ermalin. Ne kete “Korridor” te ngushte po shkruaj.
Nuk prirem ta mbroj dhe nuk e mohoj qe gjate leximit gjykimi virtual ishte si koshere bletesh rreth meje. Po kapem fort pas asaj qe me ka bere ky qe jam: E VERTETA qe dalloj.
Qe ne faqen 6 kuptova se paskan qene rreth 100 faqe te tjera pa filluar libri.
Ajo cfare me thithi se tepermi ishin Historite personale te tij. Ska njeri mbi dhjete vjec mos te kete nje histori personale per rrefim, madje secili prej nesh ka nje film qe bota nuk na e di.
Ky robi Ermal, na rrefen nje nga vuajtjet feminore qe shumica kalon, por pak e rrefejne. Historia se si Ermali nuk bente pjese tek elita e klases, se si robat e tij nuk terhiqnin sy vajzash, se si mbledh 500 leke te vjetra, se si Drini e perze nga ditelindja, dhe Ermali guxon te thote: “Me kthe leket qe solla”. Ajo qe me shokoi ishte betimi I tij: “Qe sot e tutje une do te behem ai, qe te me therrasin neper mbremje”. Nuk di e ka thene apo ai zbukuron femijerine e tij, por kush sheh kronologjine ka harmoni dhe beson.
Sa veta prej nesh ne shoqerine shqiptare, jemi rritur me fjalet prinderore “shtri kembet sa ke jorganin”? e pra ky cun paska rebelu qysh femije mbi jorganin. Sa te rinj artiste paragjykohen si pa talent, jo e bukur, pa shans? Ermali guxon dhe thote qe si ne lice ashtu edhe ne Akademi te Arteve e perndiqte fjala “Korist do behesh, jo solist”.
Dhe keshtu pa u ndjere une si Leonard ndiqja ne liber ate qe mua me interesonte. Jam perlotur kur lexova se si Ermali shpetoi nga aksidenti ne Kosove dhe mberrin ne mengjes ne shtepi duke menduar per djalin, dhe ne fakt djali ja hap deren, dhe Ermali shton: “Qava kur e perqafova”. Une si kureshtar I pameshirshem e pyeta jashte librit dje: “E pa djali lotin tend?” Jo-tha Ermali- qava pas kurrizit te tij.
Ne librin e tij ai ka nje zhderrvjelltesi rrefimi saqe edhe Ekstraktet e Mendjeve boterore I sjell te marinuara me historite e veta. Ka nje kapercim dinamik nga nje teme ne nje tjeter saqe te jep ndjesine e dikujt qe eshte duke ngrene fara dhe duke rrefyer. Dhe Kulmi ne fund te nje teme te ben pyetjen Si ndjehesh ti? Cfare do beje ti? Etj… Kur ne faqen ngjitur te pret kapitulli me histori joshese. Pra I dashur Ermal! Aty ku rrefen tema kaq te mprehta, nuk kam kohe te te pergjigjem. E kam mendjen tek ty. Ah po! Nga fundi me thua “Qarko keto fjali ne kete test” Yll fare! Aty argetohesha.
Lexova gjera edhe qe I kam degjuar! Por kam mesuar edhe qe “Cdo gje ne kete bote eshte thene. Problemi eshte se duhen perseritur”. Pra Ermali kontribon duke sherbyer.
Kapitujt me atraktiv jane kur Mamaqi flet per marredhenien me parane ne realitetin shqiptar. Jane raste qe I hasim perdite. Ai është Super talent i marketingut në terren. Ti e perqafon, ai të rrotullon,ben foto me ty, dhe ne fund ti sheh pas teje posteti i tij. I pabese? Jo! Je ti qe hyre tek zona e tij. Duhet te mesohemi me hapesirën-pronë të tij. Gjate librit mu forcua nje bindje per te saqe ne faqen 202 e pohoi vete: “jo domosdoshmerisht lene gjurme te perndriturit ne kete planet por guximtaret, kembengulesit.”.
E pra ky djale I medias dhe ekranit shqiptar se ka per turp te guxoje nga nje aventure ne tjetren. Nga barsaletist ne actor, regjisor, producent. Ja ti largohem njehere fare ketij tipi dhe t’I them: “Ne shkollat e mija te aktrimit ti nuk hyn, dhe nuk ndjen por ben show”. Ai te pergjigjet me karrieren e tij, “Ti fol dhe une bej”. Pyetja qe pasoj eshte: “Po mire kush na e percakton neve Parametrin e Performances sot?” Kur teatri u godit ne vitet 50 nga industria e Kinemase, u shfaq Merlin Monroe, pak aktore, pak kercimtare, pak kengetare, shume seksi. Si mund ta perjashtoj une Mamaqin nga ekrani serioz, kur ekranet sot jane media private ne duar te secilit dhe secili performon ne Tik-tok sic ja do kokrra e qejfit? Edhe aktori me I madh I koherave Marlon Brando pohon: “Ne majen e suksesit kam qene edhe une, por prane ka qene edhe dikush thjesht me personalitet te lezetshem”.
Nje dite isha ulur me personalitetin e humorit P.Kulla I cili me surprizoi “Me ka kenaqur Mamaqi me ‘I love Tropoja’, inventiv, I pandalshem, improvizues”. Dikush I kujtoi aty qe “Mamaqi eshte bajat”. P.Kulla vazhdoi “Po popullaritetit te tij cdo ti themi?” Dikushi tha: “Po injorantet e duan”. Dhe Kulla perfundoi: “Ashtu eh? Beson se te gjithe injorante jane? Pastaj kush je ti që ndërhyn në pelqimin tim? E dua dhe kaq!”.
Une si Leonard pas gjithe ketyre memeve, sulmeve ne internet per Mamaqin si shkrimtar, profilizova imazhin e tij ku me rezulton si nje djale qe guxon te ekzistoje, dhe mbi te gjitha eshte nje Mbijetues kampion ndaj sharjeve. Ai qesh, dhe ne kujtojme se ai nuk vuan? Absolutisht qe jo! Jo miq! Dje me kapi syri nje cast, hapi celularin dhe nje meme e re rreth tij u shfaq, nuk donte ta tregonte. Por ja qe u kap gafil. I gjithe portreti I tij, supet, trupi, nuk levizte, dhe sipas trajnimeve te tij qe shpjegon, sigurisht qe ishte para nje mali fyerjeje. Ai nuk reagoi. M’u duk se e gelltiti si “vitamine të hidhur” per te vazhduar lumturine e tij. A e kuptoni qe me keto sulme ai po shnderrohet ne Super Hero perballe negativitetit? Perderisa ai ekzsiton prej kaq vjetesh dhe komentet, memet, nuk reshtin, ai duhet te jete personazhi me I komentuar negativisht. Madje ai duhet te bej nje liber rreth universit te se keqes, fyerjeve, se si I perballon. Ne nje liber tjeter ben mire te flasi edhe per marketingun ne show-bizin shqiptar, se eshte i pangjashem me boten. Te jesh mik I tij I perditshem eshte siklet, dhe sa mire qe nuk e kam kete fat, se kur I flet, thote “ehe” dhe mendjen e ka kushedi se ku. Edhe nese qesh “haha” po merr veten si te pergjigjet. Keshtu me ndodhi para dy ditesh, I flisnim disa vete, dukej si I perhumbur. Iku, pas 5 minutash u shfaq me kitare ne dore dhe kendoi mireseardhjen tone. C’dramatizim komplet! Kam histori te ngjashme dhe jo financa te ngjashme me Ermalin. Kujtoj kur bera filmin tim te pare me kaq vuajtje, sakrifica, dhe artikulli I vetem ne gazete ishte dikush qe thosh “Deshtove me sukses Bombaj”. Si shkoi historia? Une shkova ne festival filmi boteror ne Kanada, shkrimi u vyshk, etj, dhe sot pas 35 vjetesh kritikuesi kacavirret po aty ku ish per pension. Le te pyesim pak per Ermalin dhe ata qe e sulmojne: “Nqs ata qe sulmojne nuk do ekzistonin, cfare do te ndodhte?” – Asgje! Askush nuk do vinte re mungesen e tyre. “Po nqs Ermali nuk do ekzistonte?”- besoj qe nuk do binte ne sy, por ama! Kur e sheh qe ekziston, thua “Gjynah mos ekzistonte ky acarues I embel”. Se fundi libri I tij: Per mua eshte nje rrugetim vetezhvillimi dhe manual trajnimi. Bazuar ne kulturen time, duke ditur qe Ermal Mamaqi ka strukture te konsoliduar produksioni, do ti kujtoja nje nga best seller-at boteror, qe librin, kapitujt t’i shoqeronte me nje D.V.D. ku jepeshin short story, etyde, qe e argetonin kaq shume lexuesin. Ti Ermal jo vetem qe e ben kaq mire por lexuesi do te adhuronte per ndershmerine tende dhe do ta blinte edhe pse jo pak me shtrenjte. Prandaj tek ajo kopertina jote ajo fotografia mua me duket si nje I-pad qe ka ngec. Action! Ermal! Suksese!
Per mua je nje Moxart I zhu-zhu-rimes shqiptare! Pas te qeshures tende fshihet nje Mencuri naive qe ti e hedh ne ajer si monedhe!
Perqafime!
Leonard Bombaj
Ermal Mamaqi"