Aktualitet, 5 Maj 2022, 11:16

Pas tre ditësh kërkim, gjenden dy të miturit e humbur në Elbasan

XING

Pas tre ditësh kërkim, gjenden dy të miturit e humbur në

Pas tre ditësh kërkim, janë gjetur dy të miturit e humbur në Elbasan. Prej të shtunës, ata u larguan nga fshati i tyre në Elbasan për të udhëtuar në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.

Të nesërmen ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë marrë një taksi dhe janë larguar nga fshati për të zbritur tek shkolla e ‘Baletit’ në Tiranë. Më pas adoleshentët zbulohet të shkuar në ‘Qytet Studenti’ për të kërkuar punë.

Zhdukja e të miturve është denoncuar ditën e shtunë, kur ata janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer më në shtëpi. Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë.

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7, shkolla “Qemal Haxhihasani”,  kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.

Burimi: Topchannel