Showbizz Shqiptar, 24 Nëntor 2022, 12:17

Ori deputete, Olsa Muhameti rikthen Borën në drejtimin e 'Përputhen'

XING

Ori deputete, Olsa Muhameti rikthen Borën në drejtimin e

Bora Zemani ka marrë ftesë nga autorja Olsa Muhameti për t’u qenë sërish moderatore e “Për’puthen”. E ftuar në “Top Arena”, autorja tregoi se po bëhen diskutime se kush do të jetë moderatorja e emisionit të dashurisë, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes. Por theksoi se është e sigurt që Bora do e pranojë ftesën dhe do e gjejë kohën që t'i menaxhojë të dy programet.

Ori deputete, Olsa Muhameti rikthen Borën në drejtimin e

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i fituar nëse do të vijë në Për’puthen. Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës. Mendoj që do e gjejë kohën që t'i menaxhojë të dy programet”, tha Olsa.