Nxorrën këngë bashkë, Melinda për Nora Istrefin: I ka ikur koha dhe duhet të ndryshojë profesion

XING
Melinda e ftuar në “Zemër Luana” në lojën “Paintball” nuk është kursyer për disa nga personazhet e njohur të showbizit. Një ndër pyetjet ka qenë: Cilit prej personazheve në tabelë ndoshta i ka ikur koha dhe duhet të ndryshojë profesion?
Fillimisht reperja nuk tha asnjë emër duke shtuar se të gjithë janë artista. “Interesante, kisha thënë…okay, okay, unë mendoj asnjërit se fundja të gjithë janë artista”, u shpreh ajo.
Pas insistimit të publikut Melinda tha emrin e Nora Istrefit. “Vetëm për shkak që shumë moti ka nejt në skenë, kam shumë respekt për të dhe veç prej lojës, Nora”, shtoi reperja.
Kujtojmë se Nora dhe Melinda, së bashku me Gjikon, kanë bashkëpunuar së bashku për këngën "Ay caramba".