Ç'nuk thanë për njëri-tjetrin, Don Xhoni rikthehet me modelen ruse

XING
Don Xhoni është rikthyer me modelen ruse Ariana Lirey dhe këtë e ka bërë me dije vetë ajo. Modelja ruse ka ndarë në Instagram një foto në makinë duke u puthur me reperin, postim të cilin e ka fshirë shpejt.
Dyshja po shijojnë edhe disa momente relaksi në Mal të Zi. Edhe këtë detaj e ka treguar Ariana. Ajo i ka kthyer përgjigje një ndjekësje në rrjetet sociale e cila ka komentuar “Don Xhon Era Istrefi” poshtë videos së saj. “Ai është në Mal të Zi pa “Era bitches”, ishte kundërpërgjigja e modeles ruse.
Kujtojmë që pas ndarjes vitin e kaluar, Ariana dhe Don Xhoni bënë deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit ku ndër të tjera modelja e akuzoi reperin se e kishte sulmuar dhe kishte pasur momente agresive.