Neymar dhe e dashura e tij ndajnë lajmin e bukur, futbollisti baba për herë të dytë

Neymar dhe e dashura e tij Bruna Biancardi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Futbollisti brazilian, 31 vjeç, dhe 28 vjeçarja, ndanë një postim të përbashkët në Instagram të mërkurën për të zbuluar lajmin e tyre.
“Ne ëndërrojmë jetën tënde, planifikojmë ardhjen tënde dhe e dimë se ti je këtu për të kompletuar dashurinë tonë, për t’i bërë ditët tona më të lumtura. Do t’i bashkohesh një familjeje të bukur, me një vëlla, gjyshër, xhaxhallarë dhe halla që tashmë të duan shumë! Eja së shpejti, ne po të presim!", shkruhet krah fotos së çiftit.
Neymar dhe Bruna besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.
Neymar është tashmë baba i djalit Davi Luça, 12 vjeç, nga lidhja me ish të dashurën e tij Carolina Dantas.