Showbizz Shqiptar, 15 Maj 2022, 19:03

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos Zaharia rrëfen takimin e parë të Elias me Princ Lekën

XING

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos

Aktori Amos Zaharia në një intervistë për "N’Zoom", ka rrëfyer takimin e parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Leka. Amos ka treguar se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty", u shpreh aktori.

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos

Princi Leka me Elia Zaharin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016, ndërsa katër vite më pas u bënë prindër të një vajze, Geraldinës.

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos

Sa i përket jetës së tij, aktori riktheksoi përsëri se ka vendosur që të mos flasë më për mediat rozë dhe se dëshiron ta mbajë private dhe të mos ndajë asgjë me publikun.

'Në atë moment kuptova se ka diçka mes tyre', Amos