Mozzik bën një tatuazh të ri me kuptim të veçantë

XING
Mozzik është i apasionuar pas tatuazhe dhe së fundmi ka shtuar një të ri. Reperi postoi në Instastory një foto ku shihej në avion dhe fokusoi tatuazhin e ri në dorë.
Tatuazhi është shkruar në gjuhën arabe dhe do të thotë “luftëtar”.
Mozzik shpesh ka deklaruar se e cilëson veten si luftëtar pasi ka luftuar për të qenë këtu ku është sot.
Një tjetër tatuazh i veçantë i reperit është edhe portreti i Hanës.