2 Korrik 2022, 17:37

'Më zhdëpte në dru', këngëtari i njohur grek akuzohet nga partnerja e tij

XING

'Më zhdëpte në dru', këngëtari i njohur grek

Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis, është arrestuar pasi partnerja e tij Varvara Kirki e ka akuzuar se e rrihte. 

'Më zhdëpte në dru', këngëtari i njohur grek

“E doja shumë Themisin. Kisha ëndrra dhe plane për të ardhmen me të, doja të krijoja familje, por nuk ndodhi. Më kalbi në dru. Me një falje u ktheva përsëri në krahët e tij dhe pastaj përsëri ndodhi e njëjta gjë. Ne jemi në një lidhje prej një viti dhe kam duruar shumë gjatë gjithë kësaj kohe. Më dhemb shpirti… Dje u tejmbush kupa…. Gjithçka që i kam thënë policisë është e vërtetë. Ka dëshmitarë dhe video. Dua të falënderoj komandantin e AT. Alimos i cili që në momentin e parë më qëndroi në krah dhe pas padisë që bëra, Themis u arrestua. Më dhemb shpirti sinqerisht”, thotë partnerja e këngëtarit për protothema.gr.

'Më zhdëpte në dru', këngëtari i njohur grek

Ndërkohë, prokuroria, sipas informacioneve, ka nisur hetimet ndaj këngëtarit dhe mbi të rëndojnë një sërë veprash penale.

Pyetjes së një gazetari “si ka qenë nata në paraburgim”, këngëtari i është përgjigjur me ironi “si e jotja, dhe më mirë” .

'Më zhdëpte në dru', këngëtari i njohur grek