Aktualitet, 12 Qershor 2022, 16:15

Lezhë: Makina me tre vajza përfundon në kanal

XING
Lezhë: Makina me tre vajza përfundon në kanal
Foto: Top Channel

Një aksident është shënuar këtë të diel në Lezhë. Një automjet me të cilin udhëtonin tre vajza doli nga rruga e përfundoi në një kanal me ujë në rrugën Shënkoll-Tale.

Vajzat kanë arritur të dalin në kohë nga makina me të cilët po udhëtonin, para se mjeti të zhytet në kanalin në anë të rrugës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndihmuar vajzat të dalin me shpejtësi.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje.