Showbizz Shqiptar, 22 Nëntor 2022, 16:53

Ky është kushti që Anita Haradinaj i vendosi Vera Grabockës për të marrë pjesë në 'Dance Albania'

XING

Ky është kushti që Anita Haradinaj i vendosi Vera Grabockës

E ftuar në një intervistë për “Prive” Anita Haradinaj zbuloi për herë të parë “kushtin” që i kishte vendosur Vera Grabockës për të qenë pjesë e programit të kërcimit.  Anita mbi 20 vite në ekran, është e njohur gjithmonë si gazetarja serioze, brenda kornizave të saj. Pjesëmarrja në “Dance Albania” nuk ishte në natyrën e saj, ndonëse sot e përkufizon si një eksperiencë të bukur. Gazetarja u shpreh se i kishte kërkuar regjisores të ruante reputacionin që kishte krijuar përgjatë gjithë këtyre viteve.

“Dëgjo Verë, unë kam 23 vite që e kam ndërtuar këtë profil, këtë karrierë në televizion dhe ti televizionin e njeh, televizioni i ka dy anë, ose të rrëzon ose të ngre lartë. Me gjithë bagazhin që unë kam, emrin tim si Anitë po ta lejë ty në dorë dhe merre ti përgjegjësinë. Ti ose do të më rrëzosh ose do çosh, edhe mendoj se ka qenë çdo gjë shumë korrekte.

Jam e kënaqur me gjithë realizimin e gjësë dhe ruajtjen e kësaj figurës që kam,”-shtoi Anita Haradinaj. Kujtojmë që eksperienca e Anitës në “Dance Albania” u ndërpre në mes, për shkak të një problemi me gjurin. Ajo nuk mundi ta vazhdonte më tej garën duke u larguar nga programi i kërcimit.