Showbizz Shqiptar, 23 Janar 2023, 01:03

Këngëtari i njohur i nxjerr sekretin PM: Do bëhet baba

XING

Këngëtari i njohur i nxjerr sekretin PM: Do bëhet baba

Young Zerka ka qenë një nga të ftuarit e spektaklit “Zemër Luana” të Luana Vjollcës.  Teksa ka realizuar lojën e sekreteve me fotot e personazheve, Zerka është ndalur tek fotoj e Dj PM & DAGZ, dhe ka treguar një sekret.

Këngëtari i njohur i nxjerr sekretin PM: Do bëhet baba

“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba", ka thënë Zerka, i ngacmuar nga Luana e cila e ka pyetur: Është Sarah shtatzënë? Nëse është e vërtetë i urojmë të jetë mirë!

Zerka e ka kaluar duke qeshur, ama ka nënkuptuar se mund të ketë diçka të re në jetën e çiftit Pm dhe Sarah.