13 Maj 2022, 21:52

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan, vëllezërit Veshaj rrezikojnë burgun

XING

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,

Përgjatë ditëve të fundit Romeo dhe Donald Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, sepse rezulton që dyshja janë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Mësohet se në vitin 2017 ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal).

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,

Shkalla e parë dhe e dytë e gjyqësorit iu kanë dhenë një vendim të butë, sipas të cilit dy vëllezërit vijonin të lirë. Mirëpo, Prokuroria e Vlorës nuk ka qenë dakord dhe e ka dërguar rastin për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Çfarë ka ndodhur? Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur me 7 Shkurt 2013, në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku”, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Asokohe Donaldi dhe Romeo ishin adoleshentë. “Ora News” ka siguruar dosjen ku bëhet e ditur se vëllezërit Veshaj bashkë me persona të tjerë kanë dëmtuar me mjete të forta Arjan L.

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,

Shkak për sherrin mes tyre është bërë e fejuara e këtij të fundit, e cila është ngacmuar nga Romeo dhe Donaldi. “Në këtë moment Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht janë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të githë së bashku me sende të forta. Më aktiv në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Në këtë ngjarje ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm para ngjarjes dhe në vijim”, thuhet në dosjen e prokurorisë, e cila është siguruar nga Ora News.

Në përfundim të hetimeve, 11 Korrik 2013, është vendosur mosfillimi i çështjes penale pasi shtetasi Arjan L. nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Mirëpo, sipas një shkrese të paraqitur me datë 5 Shkurt nga Instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte se dëmtimet e Arjanit ishin klasifikuar si plagosje e rëndë, pasi ato kanë dhënë dëmtim të përhershëm të fytyrës. 

“Konkretisht i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasoi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës”, shkruhet në dosjen e prokurorisë.

Më vonë marrëdhëniet mes vëllezërve Veshaj dhe Arjanit janë normalizuar, por Prokuroria thotë se kjo nuk e justifikon Gjykatën për t’i lënë të lirë. Sipas Prokurorisë, rrezikshmëria shoqërore e të pandehurve është e lartë pavarësisht moshës. Si rrjedhojë, me datë 27 Maj 2022 Prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit të datës 5 Prill 2017 të Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të datës 8 qershor 2015 të gjykatës së Vlorës duke mos aplikuar pezullimin e dënimit për të pandehurit. Dy vëllezërit rrezikojnë burgun.

Burimi: Ora News

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,

I ngacmuan dikujt të fejuarën dhe e shpërfytyruan,