Fejohet aktorja e njohur, propozimi ndodhi në Paris

XING
Aktorja e njohur shumë e pëlqyer nga roli i saj në muzikalin "High School musical", Vanessa Hudgens është fejuar. Lajmin e dha vetë aktorja, 34 vjeç përmes një postimi në Instagram.
Ajo tregoi unazën e fejesës me të cilin i propozoi partneri 26-vjeçar Cole Tucker, në Paris, Francë.
“PO. Nuk mund të ishim më të lumtur”, ka shkruar aktorja krahas një fotoje të tyre në Paris dhe një foto të unazës së diamantit.
Lajmet se çifti ishin fejuar nisën të qarkullonin javën e kaluar, por ata vendosën ta konfirmojnë vetëm tani.