Çfarë ndodhi me Ilirin? Sabiani i thotë të gjitha me një video

XING
Përgjatë ditëve të fundit kudo në rrjet është aluduar se Sabiani dhe Iliri i kanë dhënë fund miqësisë. Aludimet nisën kur i ftuar në "Më lër të flas", Sabiani u shpreh: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë nga unë. (Lexo këtu)
Nisur nga kjo dyshja janë thumbuar shumë në rrjet për një shoqëri dhe vëllazëri të rreme. Një ndër personat që i ka thumbuar është aktorja Monika Lubonja. (Lexo këtu)
Mirëpo, teksa të gjithë mendonin se Iliri dhe Sabiani nuk janë më miq, këngëtari ka treguar të kundërtën. Ai ka publikuar një video në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar: Qentë le të lehin, karvani të ecë përpapa.
Sabiani i ka bërë tag Ilirit, duke e quajtur "vëllaçko".