Familja e Almeda Abazit bekohet me një tjetër bebe

XING
Një lajm shumë të bukur ka ndarë sot Almeda Abazi. Motra e saj Ilda është bërë nënë për herë të parë. Fillimisht ishte Ilda ajo që postoi një foto me beben dhe më pas Almeda e ripostoi.
Ilda dhe basketbollisti turk, Kenan Sipahi i kanë vendosur vajzës emrin Keila. Ilda bën të ditur se vogëlushja ka lindur në 15 qershor, por vetëm sot kanë vendosur që lajmin ta ndajnë me të gjithë.
“Mashallah zemrat e mia”, komenton Tolga. “Princesha e tezes. Të dua shumë lepurushja ime Keila”, komenton Almeda.