Ermali zbulon sekretin e suksesit: Duhet të bëni vetëm 1 gjë për ta arritur!
XING

I ftuar në podkastin Inspire Podclass nga Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi ka zbuluar shumë për veten, jetën dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit. E pikërisht për suksesin, Alketa i ka bërë pyetjen nëse suksesi lidhet me të fituarin e parasë. Këtu Ermali ka zbuluar një sekret.
Alketa: A lidhet koncepti i suksesit domosdoshmërisht me të fituarin e parasë?
Ermali: Ajo që përcakton suksesin në jetë sipas mendimit tim është sesa mirë ti i ke marrëdhëniet me të tjerët. Për mua njerëzit e suksesshëm janë të lumtur dhe suksesi është vetëm një: Paqja në mendje.
Alketa: E ke gjetur çelësin e lumturisë?
Ermali: Mendoj se po dhe forma më e mirë për ta gjetur është të jesh gjithmonë në kërkim, të gërmosh brenda vetes.