E rëndë në Vlorë/ Burri godet gruan me thikë dhe i vjedh paratë

XING
Një 31 vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë ish gruan e tij duke i vjedhur më pas një celular dhe një shumë parash.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij”, njofton policia.