Nga Bota, 21 Qershor 2022, 11:29

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në ditën e dasmës: Bota ime është vetëm errësirë pa ty

XING

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në

Këngëtari anglez Tom Mann ka ndarë një lajm zemërthyes me ndjekësit në Instagram. E fejuara e tij, Danielle Hompson, ka ndërruar jetë në ditën e dasmës duke lënë pas njerëzit e dashur, përfshirë dhe djalin e tyre 8 muajsh.

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë por e dashura ime Dani-shoqja ime e ngushtë, gjithçka e imja dhe më shumë, dashuria e jetës time-ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së Shtunës, 18 Qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi në thyerje zemre të pakthyeshme. Ndjej sikur kam qarë pafund. Ne kurrë nuk arritëm në altar, nuk i bëmë dot betimet tona, as nuk e kërcyem valsin tonë të parë, por ti e di se ishe e gjithë bota për mua dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Do ta mbaj këtë unazë, të cilën supozohej ta mbaja gjithmonë, si shenjë të dashurisë sime të pakushtëzuar për ty. Jam plotësisht i thyer teksa përpiqem ta procesoj këtë dhe nuk e di ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël.Të premtoj se do bëj çdo gjë që ta rris Bowie-n ashtu siç kemi dashur gjithmonë. Të premtoj se ai do ta dijë sa e mrekullueshme ishte nëna e tij. Të premtoj që do të të bëj shumë shumë krenare! Personi më i bukur si jashtë ashtu dhe brenda. Shpirti më i mrekullueshëm. E dashura ime Dani, drita më e ndritshme në çdo dhomë, bota ime nuk është gjë tjetër veçse errësirë pa ty. Do më mungosh përgjithmonë”, ka shkruar Tom në Instagram.

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në

E dhimbshme/ Këngëtari i njohur humb të fejuarën në