Showbizz Shqiptar, 3 Gusht 2022, 17:56

'Dhimbja më e madhe', reagimi i ndjerë i Ermal Mamaqit për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

XING

'Dhimbja më e madhe', reagimi i ndjerë i Ermal Mamaqit

Tragjedia e ndodhur ditën e djeshme në Himarë ka tronditur mbarë opinionin publik. Një skaf i dalë jashtë kontrollit i mori jetën vogëlushes 7 vjeçare të quajtur Jonada.

Të shumtë janë personazhet publike që kanë reaguar pas ngjarjes së rëndë, mes tyre dhe Ermal Mamaqi. Ai ka shkruar se dhimbja më e madhe që mund të përjetojë njeriu është kur prindi jeton pas vdekjes së fëmijës.

Statusi i plotë:

Prindi që jeton pas vdekjes së fëmijës;
Kjo është dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu…

Ky Piloti i Vdekjes do ja bënte më të lehtë familjarëve dhe neve nëse do tregonte pak pendesë në momentin e tragjedisë.
Të tjerat varja… Vajza nuk vjen më…

Të paktën tani është në një vend më të mirë se këtu.
Lamtumirë Jonada jonë.
Si emri jot, Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë…

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)