Bora Zemani zbulon surprizën, ja ku do e shohim tani e tutje
XING

Bora Zemani i ka munguar ekranit që pas finales së "Dancing with the stars", por nga sot moderatorja do të rikthehet dhe do shfaqet çdo të premte me emisionin "Cherry on Top".
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bora duke postuar disa foto nga emisioni ku shfaqet e veshur me kostum të zi dhe me look-un e saj të ri me flokët ngjyrë vishnje.
"Shihemi sonte ora 21:00 në Top Channel me Cherry on Top", shkruan Bora.
Cherry on Top është një program që bën bashkë njerëz të suksesshëm për të ndarë përvojat dhe historitë e tyre.
View this post on Instagram