Showbizz Shqiptar, 17 Shtator 2022, 16:53

Gruaja rreh burrin me bishtin e fshesës në Greqi

XING

Gruaja rreh burrin me bishtin e fshesës në Greqi

Një grua është arrestuar në Naxos, Greqi pasi ka rrahur bashkëshortin me fshesë dhe kabllo. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në një fshat në malin Naxos. Debati i ashpër mes bashkëshortëve në orët e para të së shtunës ka përfunduar me dhunë fizike ndaj burrit.

Burri shkoi në komisariat dhe e paditi gruan, pasi pretendon se ajo e ka plagosur fizikisht me një shkop fshese dhe një kabllo elektrike. Gruaja është arrestuar mëngjesin e së shtunës.