Art i larë në dhimbje! Kënga e Elgitit dhe Xhensilës do t'iu thyejë zemrën

XING
Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Doda kanë publikuar pak më parë bashkëpunimin e tyre të titulluar "A e din ti".
Teksti është shkruar nga Elgiti dhe Romeo dhe ka si tematikë një dashuri të humbur. "T'i kujtoj sytë e zemra më dridhet prej malli, t'i kujtoj puthjet e shpirti po më del prej shtati. Me ty, me ty jo nuk u lodha. Nuk u lodha të merrem me ty. Me ty jo nuk u lodha se nuk mundem unë pa ty. A e din ti? A e din ti, sa dashni kam pas unë për ty? A e din ti, a e din ti, se dhe zemra mu për ty më është thy?", është një pjesë e tij.
Kënga përcjell shumë emocion dhe është pritur shumë mirë nga publiku.