Armina Mevlani flet hapur për ndërhyrjen që do bëjë: Dua të zvogëloj gjoksin

Armina Mevlani ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe një prej tyre e ka pyetur blogeren: “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë.”
Armina pohoi se e ka menduar ta zvogëlojë gjoksin për shkak edhe të problemeve që i ka shkatuar.
“E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”, shkruan Armina në Instastory.
Më herët Armina ka folur rreth së njejtës gjë kur u pyet: “A të bezdis gjoksi i madh se unë e kam pasur kompleks këtë pjesë?".
Në përgjigjen e saj ajo tha: “Siç ka të mira në disa aspekt ka shumë anë negative. Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine.”