Showbizz Shqiptar, 24 Nëntor 2022, 14:00

Armina Mevlani e prerë: Vjehrra s’mund të vijë tek shtëpia sipas qejfit

XING

Armina Mevlani e prerë: Vjehrra s’mund të vijë tek

Në emisionin “Goca dhe Gra” u diskutua tema “partneri im është çun mamaje”, e cila ndezi debat. Armina Mevlani lexoi një mesazh të dërguar nga një ndjekëse dhe nuk ngurroi t’i japë një këshillë vajzës që e ka shkruar, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami", u shpreh Armina. Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Armina e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë.

Armina Mevlani e prerë: Vjehrra s’mund të vijë tek

"Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte", tha Armina.

Armina Mevlani e prerë: Vjehrra s’mund të vijë tek