Showbizz Shqiptar, 19 Qershor 2022, 22:40

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e historisë shumëvjeçare mes Albanit dhe Miriamit

XING

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

Alban Skënderaj ishte së fundmi i ftuar në emisionin “A Live Night”, ku mes të tjerash ka treguar se si ka nisur historia shumëvjeçare e dashurisë me Miriam Canin.

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

Këngëtari ka zbuluar se simpatia mes tyre ka qenë e menjëhershme dhe në ditët në vazhdim është kthyer në diçka më shumë. Ai është shprehur shumë mirënjohës ndaj Miriamit, duke e konsideruar si një artiste, grua dhe nënë shembull.

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

“Energjia, simpatia ishte e menjëhershme. Herën e parë kemi ndenjur disa orë bashkë në një lokal dhe thjesht kemi folur. Kemi treguar shumë histori, kemi folur për familjen, muzikën, idetë tona. Kishte një kimi të menjëhershme, nuk zgjati shumë se për pak ditë u kthye në diçka më shumë. Vetëm pak ditë, prandaj e quaj dashuri me shikim të parë se brenda pak ditësh rrahu zemra. Rrethanat ishin të çuditshme, ishte një lloj fati që u njohëm.

Unë jam shumë mirënjohës ndaj Miriamit. Të arrish të bësh atë që bën ajo, të gjejë balancat dhe energjinë për të qenë pak kudo, është për tu admiruar.

Miriami është sjellë me mua jo si një partnere artiste, por si një partnere që ka vendosur partnerin ‘full time’. Ajo ka merita të jashtëzakonshme, jo vetëm më mbështet mua por ruan dhe emrin e saj me shumë dinjitet, me shumë pasion dhe sakrificë, është dhe një nënë që jam me fat që e kam njohur.

Bota e artit është më e kundërta e mundshme e të qenurit familjar sepse ke nevojë të dalësh të harrosh, të humbasësh. Unë do te jem gjithmonë mirënjohës. Ajo është gjysma e punës, e sukseseve dhe arritjeve të mia”, ka thënë Albani.

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e

'Dashuri me shikim të parë', të pathënat e