Showbizz Shqiptar, 21 Nëntor 2022, 16:40

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

XING

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

Seriali "H.O.T" me producent Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqi, skenari me autore Klaudia Brahimajn dhe regjisor Bjordi Mezinin do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të dytë. I ftuar në emisionin "Impact" në Rtv Ora, Ermal Mamaqi ka zbuluar se seriali pritet të nisë në mars dhe do i bashkohet një nga aktorët më të njohur, fama e të cilit ka kaluar territorin shqiptar.

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T

"Xhirimet fillojnë në janar dhe besoj në mars do jetë gati për transmetim. Do jemi përsëri në TV Klan. Në kast do kemi hyrje të reja nga të cilët mund të përmend Zamira Kitën dhe Nik Xhelilajn", tha Ermali.

Aktori me famë ndërkombëtare i bashkohet serialit H.O.T