Aktualitet, 20 Qershor 2022, 18:32

Aksidentohet Bugatti i Cristiano Ronaldo në Mallorca

XING

Aksidentohet Bugatti i Cristiano Ronaldo në Mallorca

Cristiano Ronaldo njihet për koleksionin e tij të makinave sportive, ku një nga këto ishte edhe Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund. Makina sportive e Ronaldos ka kryer një aksident në ishullin e Mallorca, aty ku thuhet se CR7 është duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Sipas raportimeve të policisë, Bugatti nuk kishte si shofer Ronaldo por dikë tjetër. Makina ka rrëshkitur në një kanal në Bunyola, Palma de Mallorca.

Personi i cili drejtonte mjetin nuk ka pësuar dëmtime, por vetëm dëmë materiale.