3 muaj pas ribashikimit, ndahet prapë çifti i njohur i showbizit

XING
Një nga çiftet më të komentuar në showbiz, Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë pas një romance dy vjeçare. Raportohet se modelja 27 vjeçare dhe basketbollisti 26 vjeçar i kanë dhënë fund lidhjes muajin e kaluar dhe janë ndarë me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por kanë vendosur të përqendrohen në karrierën e tyre përkatëse, raporton People.
Një burim tha: “Të dy kanë orare tepër të ngarkuara tani me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë këtë një prioritet. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, tha burimi duke shtuar se vendimi për ndarje ishte i ndërsjellë për të dyja palët.
Dyshja u nda dhe në qershor, por e rindezën romancën e tyre në gusht.