Horoskop, 8 Janar 2022, 18:35

Paraja në plan të parë, Meri tregon shenjën më me fat për Janarin

XING

Paraja në plan të parë, Meri tregon shenjën më me fat

Meri Shehu ishte e ftuar tek "Rudina" ku bëri parashikimin për secilën shenjë, si çdo fillim muaji. Si një muaj i dominuar nga Bricjapi, të gjithë do të ndiejmë natyrën e fortë e të përllogaritur të tyre, por është periudha e duhur për të zgjidhur çfarë nuk kemi mundur.

Aspekti ekonomik është më i spikaturi gjatë Janarit sepse do të tërhiqemi nga kontrolli i shpenzimeve dhe një lloj pasigurie për të harxhuar më shumë se ç’mendonim.

12.Gaforrja - Kanë përballë të gjithë planetët e tjerë në Bricjap dhe ky muaj do t’i mbajë të tërhequr. Të gjitha çështjet e lidhura me martesën, kontratat, bashkëpunimet, rishikimet, rivlerësimet etj do të kalojnë në një vrimë të ngushtë shikimi që të shkojnë në anën tjetër. Në shëndet, Gaforret nuk do të kenë problem, por më shumë muaji do të lidhet me kontaktet, punë e rikthimet pas. Paratë do të jenë pak të vështira pikërisht prej kësaj situate, e sidomos nga data 25-29. Gjithë Janari do të jetë me tentativa sqarimesh nga ana ekonomike sepse nuk është ende e çliruar për shkak të Mërkurit në Ujor. Në dashuri do të marrin vendime serioze, por do të rishikojnë disa që tashmë i kanë marrë. Kjo sepse vendimet për martesë nuk mund të merren mes datave 25-29 për arsye të Afërditës së kundërt që nuk favorizon fillimin e ri të një marrëdhënieje. Nga fundi i Janarit mund të kenë avantazhe bashkëpunimesh e martesa. Hëna e plotë në datën 17 mund t’iu sjellë plotësimin e një dëshire të rëndësishme.

11.Dashi - Puna dhe paratë do të kenë disa përballje dhe gjërat nuk do të shkojnë aq njëtrajtësisht, madje disa mund të kenë përmbysje planesh e projektesh. Në rastet kur mendonin se do të merrnin një shpërblim ekonomik, ky do të vonojë, por Dashët që janë përjashtuar pa të drejtë nga puna, janë keqkuptuar ose ndarë nga një marrëdhënie dhe nuk ka ende një formë të prerë, do të kenë një shans të dytë. Në çësshtjet ligjore e udhëtime do të kenë pengesa që nga data 2 Janar deri në 25.

10.Peshorja - Peshorja është në kuadrat me Bricjapin ndaj hapen në fillim të vitit çështjet e trashëgimive, familjaret dhe të parealizuarat. Do e shohin me qetësi këtë periudhë në çështjet familjare. Një lajm i mirë është se në datën 17 hapet një vend pune i rëndësishëm lidhur me karrierën, ndaj mund ta shohin si ekspozim apo finalizim të bukur të marrëdhënieve që ka të bëjë me famën, pushtetin, ligjin dhe rënien në sy. Në dashuri, marrëdhëniet familjare do sqarohen, ato që kanë krijuar një familje apo bashkëjetesë. Nuk do të ketë fillime të reja, por rregullime të asaj që ka ekzistuar e deri në ndarje të atyre që nuk funksionojnë më.

9. Luani - E mendojnë vitin 2022 sikur nuk e kanë të mirë, por do të kenë shumë punë, avantazhe. Janari bazohet te shëndeti e ekonomia. Ekonomia do të sqarohet shumë, detyrimet që kanë me të tjerët, vonesat, prapambetjet e pagesave. Në çift do të rikthehen sqarimet e këtyre çështjeve. Në shëndet, duhet të rishikojnë botën e tyre psikologjike. Këshillat për Luanin gjatë Janarit është të mos investojnë shumë, të mos marrin iniciativa për hapje biznesesh dhe të mos bëjnë debate të ashpra pasi mund ta gjejnë veten në gabim. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes me lidhjet e fshehta, kontaktet e fshehta etj sepse mund të jenë një ngatërresë e madhe për ta, sidomos në datat 25-29.

8.Binjakët - Do të kenë një vit të rëndësishëm për karrierën, por që iu duhet shumë punë për ta mbajtur fort arritjen e tyre. Ky muaj do t’i lidhë shumë me punën e çështjet ekonomike të përditshme, si dhe të ardhurat që duan të marrin. Duhet të tregojnë kujdes ndaj marrëdhënieve në punë sepse mund të sjellin probleme që mund t’i stresojnë. Një ndryshim pune i rëndësishëm rreth datës 17  Janar i pret, por duhet të ngulmojnë shumë në çështjet e ekonomisë.

7.Peshqit - Të gjithë ata që kanë premtuar për Peshqit shoqëri, miqësi, aleancë do të kenë nagtërresa dhe vonesa në këto drejtime, si dhe në iniciativat e punëve. Disa plane e kthime pas do t’i bëjë mos ta fillojnë Janarin si duhet. Në datën 17, me Hënën e plotë në Gaforre do të ketë romantizëm, njohje shumë të mirë, dashuri me shikim të parë, dhënie fjale. Është pikërisht dita kur do të ndiejnë ajrin e mirë të vitit 2022.

6.Shigjetari - Kontradiktat në lidhje me jetën personale, erotike, punën, prapaskenat, vonesat e pagave dhe mosmarrëveshjet në vendin e punës do të jenë të konsiderueshme. Ndaj, nuk duhet të marrin iniciativa për investime, ndryshim pune, debate për projekt që nuk e njohin dhe të kenë kujdes nga kundërshtarët që duan t’iu prishin punë. Një lajm i mirë ekonomik rreth datës 17-18 që do t’i shpërblejë për mundimet e bllokimet në jetën personale. Lidhur me shëndetin, mund të rikthehen disa probleme që nuk janë trajtuar si duhet.

5. Demi - Kanë fat më të mirë sepse të gjithë ndikimet e planetëve në shenjën e Tokës janë në Bricjap dhe nuk ka çlirim gjatë Janarit e në fund të tij do të jetë edhe Marsi në Bricjap. Ndaj do të dominojnë rregullat, kujdesi, edukimi, përgjegjësia e formës që nuk të lë liri. Marsi në Bricjap është në pozicion të mirë dhe nuk do ta bllokojë aq shumë Shkurtin. Demi, si shenjë Toke, kundërshtimet e përmbysjet e planetëve do ti marrë me qetësi e organizim dhe nuk do të shokohet aq shumë nga disa rikthime sherresh, debatesh e vështirësish. Momentalisht, nuk mund të udhëtojnë sepse nuk është e favorshme.

4.Akrepi - Si shenjë Uji, favorizohen nga Peshqit e Bricjapët dhe do të dalin më fuqishëm në komunikim, do të njohin njerëz në rrjetet sociale, do të rregullojnë punë e projekte që nuk kanë shkuar si duhet, do të riformatohen e do të bëhen më strategjikë. Me planetët e kundërt duhet të vazhdojnë të tregojnë kujdes sidomos në datat 25-29 sepse s’duhet të marrin iniciativa të mëdha. Duhet të sqarojnë projektet e situatat nga e kaluara sa iu përket të afërmve dhe çështjeve studimore, ligjore, ekonomike. Janari është muaj që karakterizohet nga kursimet dhe kontrolli i shpenzimeve.

3.Virgjëresha - Si shenjë Toke, Bricjapi bën mrekullinë e vet i fut në organizim e rishkim, iu sjell gjëra nga e kaluara që pretendonin se i kishin humbur për t’i parë e shijuar si dhe të kapin situata që mendonin se nuk ishin më aty më për ta. Ndaj mund të rregullojnë jetën personale e ekonomike ata që kanë patur probleme sepse Bricjapi për Virgjëreshën është një shenjë që mbart shumë anë personale, është shenja më erotike për të. Planetët që futen në Bricjap për Virgjëreshën do  të sjellin fantazi, ëndërrime, dëshirë për të shijuar jetën e krijuar. Sado skeptikë që janë Virgjëreshët, duhet të bëjnë një hap pas për të marrë iniciativa e vendime të rëndësishme. Nuk duhet të japin nga vetja nëse iu bëhen premtime.

2. Ujori - Sido të shkojë, çështjen ekonomike e kanë të mbrojtur pavarësisht se do të mendojnë të ndryshojnë punë apo po bashkëjetojnë me njeriun e gabuar, nuk janë shpërblyer si duhet apo kanë një lidhje të fshehtë. Të gjitha këto do t’i sqarojnë, do të fillojnë një punë të rëndësishme nga data 14-15 dhe do të kenë mundësi nga data 2-14 të hyjnë në kontakte e biseda të rëndësishme sepse Mërkuri është në shenjën e tyre në të drejtë, ndërsa pas datës 14 do të kthehet në të kundërt. Kjo do të sjellë disa pengesa e sqarime në të gjitha situatat, për të gjitha shenjat.

1.Bricjapi - Ndonëse shumë planetë do të jenë aty, Mërkuri, Afërdita e Marsi në fund të muajit, sërish do të arrijnë ta mbajnë natyrën e dëshirat e tyre ndaj dhe të tjerët do të dominohen nga kjo. Do të ecim me llogari të qarta, të matur, të rreptë, të ftohtë, të ashpër e kritikë,  por nëse vendosin për diçka, do të bëhet edhe sikur të përmbyset bota.  Kanë mundësi të rregullojnë çfarë nuk kanë mundur në 2021, do të kenë edhe mosmarrëveshje e problemet e pazgjidhura të Nëntor-Dhjetor 2021 do të dalin në sipërfaqe gjatë muajit të parë të 2022. E rëndësishmja është që nuk do të jenë të fshehtë, por edhe pas hyrjes së Marsit në shenjën e tyre do të pasohet nga një periudhë e mirë.

Burimi: tvklan.al