23 Prill 2020, 22:20

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik shqiptarë që u infektuan me koronavirus

XING

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Prej më shumë se një muaji, Shqipëria është nën kthetrat e armikut të padukshëm, koronavirusit. 663 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 deri më tani dhe mes tyre ka edhe personazhe publikë, që nga politikanët, tek këngëtarët, aktorët, futbollistët e deri tek heronjtë tanë mjekët.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Deputeti Adratik Alimadhi muajin e kaluar deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai u paraqit në urgjencë me datë 24 Mars ku iu bënë analizat dhe një grafi për mushkëritë. Më pas në Sanatorium, bëri skanerin dhe tamponin. Ndërsa bashkëshortja e tij u vetëizolua në shtëpi. Në fillim të muajit Prill u raportua se gjendja e deputetit ishte rënduar. Ai u trajtua me oksigjen pasi kishte vështirësi në frymëmarrje. Së fundmi Alimadhi deklaroi se ka dalë negativ në testin e fundit dhe është shëruar, por problemet e mushkërive mbeten serioze si pasojë e komplikacionit nga Covid-19.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, rezultoi pozitiv me Koronavirus në mars. Ai u vetëizolua në shtëpinë e tij dhe për emisionin “Opinion”, Brataj tregoi se simptomat e koronavirusit i filluan me dhimbje trupi, temperaturë të lartë dhe kollë. Brataj i përshkroi dhimbjet e trupit “sikur të ka rrahur njeri gjithandej”. Pas 22 ditësh në karantinë në shtëpinë e tij,  drejtori i Urgjencës, e fitoi betejën e tij me koronavirusin dhe u rikthye në detyrë.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Reanimatori Roland Xhaxho për më shumë se dy javë, u shtrua në Infektiv, pasi u prek me koronavirus. Roland Xhaxho iu bashkua vullnetarisht thirrjes për të qenë në frontin e luftës me koronavirusin. Mjeku i njohur reanimator për fat të mirë e fitoi betejën me koronavirusin. Lajmin e konfirmoi vetë ai për Report Tv duke u shprehur se në testet e fundit ka dalë negativ.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Babai i Dj të njohur Vikit, mjeku Dhimitër Kraja, u infektua gjithashtu nga Koronavirusi. Kraja, pas 48 vitesh punë, ishte i pari qe iu përgjigj thirrjes për të ndihmuar stafin e Infektivit në këto ditë të vështira në luftë me koronavirusin. Tre ditë pas rikthimit të tij në detyrë ai u infektua nga Koronavirusi. Fatmirësisht mjeku është shëruar dhe ka dalë nga Infektivi për t'u karantinuar në shtëpi.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Koronavirusi i mori jetën ish-boksierit kampion shqiptar Skënder Kurti. 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe gjendja e tij ishte e rënduar. Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e bëri të ditur nënkryetari i PD-së, Edi Paloka."Te qofte dheu i lehte Ner Kurti! Nuk arrij ta besoj qe kete here nuk ja dole!", shkruante Paloka për kampionin shqiptar.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Ish futbollisti Florian Riza dhe njëkohësisht zyrtar i FSHF-së, u infektua me Koronavirus dhe pas disa ditësh për fat të mirë u shërua. Riza ka treguar për “Abc News” se me 10 Mars ka shfaqur simptomat e para të Koronavirusit, kur nisi të kishte temperaturë të lartë. Ai u shpreh i zhgënjyer kushtet e Infektivit duke i cilësuar si të tmerrshme. Megjithatë pavarësisht kushteve të vështira, ai vlerësoi puna e palodhur të mjekëve heronjë.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Në muajin mars futbollisti Valdrin Mustafa doli pozitiv me koronavirus. Ai vetëizolua me gjithë familjen e tij në Sarbruken. Pas disa ditëve, Mustafa njoftoi se ia doli ta mposhtë koronavirusin dhe testi i rradhës i ka dalë negativ.

"Të dashur miq, së pari ju faliminderoj të gjithve nga zemra për gjitha mesazhet e juaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhanë forcë dhe shpresë mua dhe Families time, Dua t'ju informoj gjithashtu qe tash unë mirë jam, dhe shpresoj që pas testit Final qe do ta bëj ditët në vijim, do muj të ju rrefej që edhe këtë sfide e mbarova me sukses", shkruante Mustafa.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Dirigjenti i famshëm shqiptar Edmond Doko, ka qenë një nga personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë. Pas trajtimit, ai ka lënë spitalin pasi është shëruar. Në postimin e tij, dirigjenti i ka falenderuar të gjithë mjekët që kanë asistuar në shërimin e tij dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë.

“Më në fund në shtëpi. Faleminderit shumë dhe mirënjohje pa masë për stafet e Cov 1 dhe Cov 2. Faleminderit të dashur kolegë, miq, të afërm dhe familjarë, që me interesimin tuaj më shtuat forcën, kurajon, vullnetin dhe besimin në përpjekjet për përballimin me sukses të betejës me sëmundjen. Për çdo të mirë uroj dhe lutem për të gjithë”, shkruante dirigjenti shqiptar Edmond Doko.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Moderatori i “Stop”, Saimir Kodra së fundmi bëri të ditur se ka qenë i infektuar me koronavirusin në janar. Kodra tregoi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, por ishte asimptomatik. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”, është shprehur moderatori.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Ish banori i Big Brother 4, Petrit Bylykbashi, deklaroi muajin e kaluar se kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Fatmirësisht ai ka arritur ta fitojë betejën me virusin dhe është shëruar.Përmes një postimi në rrjete sociale Petriti bën me dije se ka rezultuar për herë të dytë negativ në testin e bërë dhe do të qëndrojë dhe 14 ditë të tjera i vetëizolua.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Moderatorja Rudina Dembacaj ka deklaruar se dyshon ta ketë kaluar koronavirusin. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Rudina tregoi se Marku ka takuar në një ceremoni mortore pacientin zero prandaj i ka këto dyshime.

Rudina tregoi: “Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2. Telefonuam 127 dhe na thanë që do na bëjnë tamponin, por mund të na vinte rradha pas dy ditësh. Ne pritëm dhe pimë vetëm paracetamol. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ne jemi mbyllur në shtëpi me 5 anëtarë të tjerë, dy janë prindërit e Markut, 80 e ca dhe 70 e ca vjeç. Ata nuk patën asnjë simptomë. Telefonova për herë të tretë 127 dhe u acarova sepse personi që mu përgjigj bënte si investiguese dhe e paedukatë ndërkohë që ne ishim shumë të trembur dhe kishim hallin e familjarëve të tjerë, të moshuarve dhe fëmijëve. Fola me doktoreshën e 127 dhe tha nuk ka tampon, nuk vimë dot t'ju bëjmë tamponin, por vetëizolohuni. I thashë që Marku ka takuar pacientin zero. Doktoresha më tha nuk vijmë dot t'jua bëjmë tamponin vetëm nëse jeni në gradë të fundit. Ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo jo koronavirus”.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Këngëtari shqiptar, Jetmir Hyseni u infektua me koronavirus muajin e kaluar. Prej 23 ditësh ai po qëndronte në spital dhe dyshon se është infektuar gjatë qëndrimit në Gjermani. “Simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv. Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë", u shpreh Hyseni për emisionin “Sytë 7” pak ditë më parë. Së fundmi me anë të një deklarate në rrjete sociale, këngëtari bëri të ditur se është shëruar nga koronavirusi pasi testet që kishte bërëkishin rezultuar negative. Tani Jetmiri gjendet në shtëpi ku ende do të vazhdojë izolimin.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Edhe këngëtari Muhamet Sejdiu u infektua nga koronavirusi pas kthimit nga Gjermania. Ai dhe bashkëshortja e tij u futën menjëherë në terapi dhe u ndanë në dhoma të ndryshme. Pas disa ditësh, Sejdiu bëri të ditur se në testin e dytë ai dhe bashkëshortja rezultuan negativ. "Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe. Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardhur në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllur për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas hallin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë izoluar", u shpreh këngëtari në një intervistë për emisionin “1 kafe me Labin”.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Aktori shqiptar që jeton në Amerikë, Julian Gjaci përmes një postimi në Facebook ditën e sotme bëri të ditur se prej 10 ditësh ka qenë i infektuar me koronavirus.Pas 3 ditësh në spital, Gjaci është përmirësuar dhe tregoi i revoltuar si luftoi me armikun e padukshëm. “Ky mikrobi kinez te futet ne trup si njesi speciale, per dy dite me ka paralizu, me ka errsu syte. Edhe dy mushkrite mi ka shpall me pneumoni. Temperatura e larte konstante, dhimbja krejt trupi koka, kolla, te dridhurat. Edhe pse me 10 batanije.7 dite kam nejt ne shtepi. I dehidratum dhe me mushkrit ne skaner si plak 100 vjec”, u shpreh ndër të tjera Juliani.

Nga politikanët tek këngëtarët: 17 Personazhet publik

Gjithashtu dy artistët shqiptarë, Angelo dhe Lori Miho, të cilët jetojnë në SHBA në një lidhje direkte me emisionin "Vizioni i pasdites", treguan se janë testuar pozitivë me koronavirus. Motër e vëlla u shprehën se kanë qenë asimptomatik dhe janë munduar të zbatojnë rregullat, të mbajnë distancën./Xing.al